Tammy Abraham është njeriu i momentit këtë edicion te Roma.
Sulmuesi anglez ka shfaqur formë fantastike në gjysmën e dytë të sezonit pas një fillimi shumë të vështirë.
24-vjeçari ka realizuar 23 gola mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Ligës së Konferencës në 38 ndeshje për Romën.
Duke parë formën e jashtëzakonshme që po kalon Abraham, skuadrat angleze kanë shprehur interesim për të.
Daily Mail ka raportuar se Roma për të shmangur interesimin nga ekipet angleze i ka vendosur një çmim të lartë sulmuesit të tyre kryesor.
Giallorosët për largimin e yllit kryesor të tyre duan 120 milionë euro.
Kujtojmë që Chelsea ka një klauzolë për ta riblerë reprezentuesin anglez për 80 milionë euro, por kjo klauzolë futet në fuqi vetëm në verën e vitit 2023.
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë