Alessandro Florenzi është në udhëkryq pasi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Kapiteni i Romës nuk është preferuar këtë edicion nga trajneri Fonseca dhe kjo pas disa problemeve që kishin dyshja mes vete.
Kjo ka bërë që për italianin të mos mungojnë ofertat, por që vet ai ende nuk ka vendosur nëse do të largohet ose do të qëndrojë.
Dëshira e mbrojtësit të djathtë është të luaj në Euro 2020 dhe Roberto Mancini do ta grumbullojë vetëm nëse luan rregullisht.
Fiorentina dhe Cagliari e duan huazimin e lojtarit në janar për gjashtë muaj, ndërsa për të kanë ardhur oferta edhe nga Anglia.
Manchester United dhe Everton kanë shfaqur interesim për anësorin i cili ende nuk ka vendosur.
Roma nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij, por Florenzi e ka të qartë se nuk është në planet e Fonsecas. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...