Google ADS

Roma i rikthehet fitoreve në Europa League, triumfon ndaj Bragas

20:37 | 12 Dhjetor 2024
D.H

Roma ka arritur të shënoj fitoren e radhës në Europa League duke mposhtur Bragan me rezultat 3-0, në kuadër të raundit të gjashtë.

Lorenzo Pellegrini hapi serinë e golave në minutën e 11-të, shkruan Arbresh.info.

Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë. Teksa goli i dytë u shënua në minutën e 47-të me anë të Abdulhamidit.

Braga mbeti me 10 lojtarë në fushë kur me karton të kuq u ndëshkua Matheus në minutën e 68-të.

Derisa në minutën e parë shtesë, Hermoso realizoi golin e tretë për epilogun final të kësaj ndeshje.

Pas gjashtë ndeshjeve Roma ka nëntë pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të kurse Braga aktualisht është e 22-ta me shtatë sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme