Roma i ka ofruar kontratë sulmuesit të Chelsea-s, Pedro Rodriguez.
Spanjollit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe aventura e tij me “Blutë” ka ardhur drejt fundit sepse ka refuzuar rinovimin, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mirror, fituesit të Kupës së Botës i është ofruar 2-7 milionë euro për vit që t’i bashkohet Romës.
Mirëpo, nuk dihet përgjigja e Pedro-s, pasi është i kërkuar edhe nga MLS dhe thuhet se një ndër ato skuadra është Inter Miami.
Pedro muajin e kaluar ka pranuar se do largohet, por nuk është lojtari i vetëm që do largohet nga “Stamford Bridge” sepse priten të largohen edhe Olivier Giroud dhe Willian./arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...