AS Roma ka uruar ish lojtarin e tyre, Mohamed Salahn, për fitoren në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke i uruar fat në finale kundër Real Madridit.
Egjiptiani, i cili u transferua nga Roma te klubi në Anfield gjatë verës së kaluar, torturoi klubin e tij të vjetër në takimin e parë ndërmjet tyre duke shënuar dy herë dhe duke krijuar dy asistime për Sadio Mane dhe Roberto Firmino, transmeton portali arbresh.info.
Salah ka qenë më i qetë në Stadio Olimpico, megjithëse, Liverpooli i shpëtoi rrezikut të madh duke vazhduar në finale pavarësisht se Roma fitoi me rezultat 4 me 2 takimin e sotëm (e mërkurë).
Por, AS Roma shfaqi klasin pas ndeshjes duke i dërguar një mesazh të përzemërt Salahs së bashku me një foto që e shfaq atë në fanellë të Romas dhe Liverpoolit.
“Është e dhimbshme që ëndrra e jashtëzakonshme e AS Romas për të vazhduar tutje në Kiev përfundoi”, ka shkruar Roma në Twitter.
“Por, ju do të jeni aty me ngjyra të reja. Paç fat në Ligë të Kampionëve, Mo Salah”
Edhe pse Salah nuk shënoi kundër Romas në Olimpico, ai ka realizuar 10 gola brenda këtij sezoni në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
https://twitter.com/ASRomaEN/status/991780088617283585
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...