Roma i është bashkuar Juventusit në garën për nënshkrimin e lojtarit që Barcelona nuk e ka në plane, Memphis Depay, sipas raportimeve.
Sulmuesi holandez iu bashkua skuadrës katalanase në verën e vitit 2021 në një transferim të lirë pasi kontrata e tij me Lyonin përfundoi.
Ai shënoi 13 herë në 38 ndeshje për Barcelonën sezonin e kaluar, por është jashtë planeve të klubit, dhe e gjen veten pas lojtarëve të tjerë sulmues si Ousmane Dembele, Ferran Torres dhe Ansu Fati .
Depay ishte lidhur shumë me një lëvizje te Juventusi gjatë verës, pasi gjigantët katalanas u përpoqën ta shisnin atë në nxitimin e tyre të çmendur për të regjistruar nënshkrimet e tyre verore përpara sezonit të ri.
Sipas Calciomercatos, Roma e Jose Mourinhos tani i është bashkuar rivalëve të tyre në Serie A në garën për Depayn.
Pas fillimit të dobët të sezonit nga Juventusi, ku edhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe të gjenden në vendin e shtatë në ligën italiane, skuadra e Max Allegrit është ende e prirur të shtojë opsione në sulm.
Ndërkohë Roma aktualisht zë vendin e katërt, në luftën për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve, megjithëse përballet me eliminimin nga Liga e Evropës me një ndeshje të vështirë kundër skuadrës bullgare Ludogorets këtë të enjte për të vendosur se kush do të kalojë nga grupi i tyre. /Telegrafi/
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...