Anësori i Barcelonës, Gerard Deulofeu raportohet se është shfaqur si një shënjestër për transferim e AS Romas.
Pas transferimit të Philippe Coutinhos nga Liverpooli dhe rikthimit të Ousmane Dembeles në skuadër pas lëndimit, Deulofeu duket se do t’i lejohet të largohet nga Camp Nou në fund të muajit janar, transmeton portali arbresh.info.
AC Milani dhe Napoli ishin duke kërkuar në të kaluarën transferimin e spanjollit, i cili shpenzoi gjysmën e sezonit të dytë të edicionit të kaluar si një i huazuar.
Megjithatë, bazuar në ‘La Gazzetta dello Sport’, Roma është e përgatitur për të hyrë në garë për shërbimet e 23-vjeçarit që ka shënuar katër gola nga 17 ndeshjet e zhvilluara në San Siro sezonin e kaluar.
Barcelona raportohet se kërkon 20 milionë euro për ish lojtarin e Evertonit që u rikthye te skuadra në La Liga gjatë verës./arbresh.info/
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...