Google ADS

Roma fiton në sekondat e fundit, ky është festimi i “çmendur” i Mourinhos

23:36 | 12 Shtator 2021
KRG

Ndeshja e 1000-të e Mourinhos si trajner pati një fund të lumtur për strategun portugez.

Roma ka shënuar fitore në sekondat e fundit të ndeshjes kundër  Sassuolo-s, ku El Shaarawy realizoi një gol të bukur.

Por, të gjithë vëmendjen e mori Jose Mourinho me festimin e tij unik në ndeshjen e 1000-të si trajner.

Ai vrapoi për të festuar me lojtarët, pas golit të fitores së kryeqytetasve.

Me këtë fitore, Roma merr primatin në tabelë me nëntë pikë pas tri ndeshjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme