Roma fiton në sekondat e fundit dramën ndaj Cagliarit

22:49 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh Info

AS Roma ka siguruar tri pikë të plota në dramën ndaj Cagliarit ku gjithçka u vendos në sekondat e fundit të ndeshjes.

Pas barazimit pa gola ndaj Chievos në xhiron e fundit, “Gillorossët” kanë mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 skuadrën e Cagliarit në takimin e zhvilluar si nikoqir në Stadio Olimpico mbrëmjen e sotme, shkruan portali arbresh.info.

Në minutën e 53′, skuadra e Eusebio Di Francescos kishte rastin më të mirë për të kaluar në epërsi, por sulmuesi Diego Perotti dështoi në goditjen nga pika e bardhë përball portierit të Cagliarit, Alessio Cragno.

Nikoqirët vazhduan presionin ndaj mysafirëve duke dominuar nga përqindja e topit, goditjet drejtë portës dhe numrin e shanseve, por goli i fitores erdhi në minutën e katërt të kohës shtesë. Mbrojtësi argjentinas Federicio Fazio ishte autori i këtij goli pas një ndërprerje (94′) .

AS Roma tani qëndron në pozitën e katërt me 38 pikë, katër më pak se lideri i tabelës – Napoli, ndërsa Cagliari është në pozitën e 14-të me vetëm 17 pikë./arbresh.info/

Goli nga Federicio Fazio (94′):

https://streamable.com/gf5il

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme