Roma ka fituar me rezultat bindës 3-0 ndaj Brescia në kuadër të javës së 13-të në Serie A.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në të dytën befasisht Giallorossët shënuan tri sosh.
Ishte minuta e 49-të kur Chris Smalling e kaloi Romën në epërsi nga asisitmi i Lorenzo Pellegrinit.
Nuk kaluan shumë minuta dhe vendasit e shënuan golin e dytë në Olimpico me anë të Gianluca Mancini (57’), me një asistim të mbrojtësit anglez.
Edin Dzeko po ashtu arriti të futej në listën e realizatorëve, pasi e trefishoi epërsinë në minutën e 66-të.
Romakët kishin shanse që të shënonin më shumë gola në minutat e mbetur, por u mungoi konkretizimi.
Pas javës së 13-të, Roma gjendet në pozitën e katërt me 25 pikë, derisa në xhiron e 14-të do të ketë punë me Veronën.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...