Roma ka arritur të shënoj fitoren e radhës në kuadër të Serie A, ndaj Sassuolos me rezultat 2-1.
Skuadra e Jose Mourinhos këtë fitore e arriti duke përmbysur rezultatin e krijuar nga Sassuolo 1-0, pas pjesës së parë shkruan Arbresh.info.
Matheus Henrique ishte lojtari i Sassuolos që realizoi golin e parë në ndeshje duke krijuar avantazhin për vendasit.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Teksa në minutën e 62-të, Boloca e la skuadrën e Sassuolos me 10 lojtarë në fushë duke ia mundësuar Romës rikthimin.
Në minutën e 76-të, Paulo Dybala u tregua i saktë nga e penalltisë për të barazuar rezultatin në 1-1.
Ndërsa përmbysjen e kompletoi Kristensen gjashtë minuta më vonë, duke arritur të shënoi golin e fitores për Romën.
Me këtë fitore Roma ka kaluar në pozitën e pestë në tabelë me 24 pikë të grumbulluara kurse Sassuolo gjendet e 15-ta në tabelë me 15 pikë./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...