Roma fiton me dhjetë lojtarë ndaj Genoa-s në takimin e javës së 37-të të Serie A ose thënë ndryshe në javën e parafundit.
Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, pjesa e parë e sfidës së luajtur në “Olimpico” u mbyll me porta të paprekura.
Në minutën e 72’ të lojës Paredes u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e De Rossi-t me dhjetë lojtarë.
Pavarësisht se ishte në inferioritet numerik, Roma ia doli të gjejë rrugën drejt rrjetës me Lukaku-n, i cili i dha avantazhin dhe njëkohësisht edhe triumfin “verdhekuqve” me golin e shënuar në minutën e 79’.
Pas kësaj përballjeje, që u mbyll me rezultatin 1-0 Roma renditet në vend të gjashtë me 63 pikë, në zonën e Europa League, teksa Genoa renditet në vend të 11-të me 46 pikë./ss
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë prej...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona