Roma ka shënuar një fitore të thellë me rezultat 5-0 në shtëpi ndaj Parmas në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian.
‘Giallorossët’ kaluan në epërsi që në minutën e tetë duke realizuar për 1-0 me anë të Paulo Dybalas i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Nuk kaluan shumë minuta dhe Roma gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe me Alexis Saelemaekers (13’) i cili shënoi për 2-0 pas asistimit të Angelinos.
Mysafirët patën dy raste të arta shënimi me Hernanin dhe Emanuele Valerin, por Mile Svilar nuk lejoi që të mposhtej.
Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë për të regjistuar kështu një fitore të thellë.
Ishte sërish Dybala ai i cili në minutën e 53-të shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Romën me një super gol.
Për rezultatin 4-0 u përkujdes Leandro Trossard i cili në minutën e 74-të e shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Paulo Dybala.
Teksa për epilogun përfundimtar të takimit shënoi Artem Dobvyk në minutën e 84-të për 5-0 në portën e zbrazët pas asistimit të Paulo Dybalas./Telegrafi/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...