Google ADS

Roma është prioriteti kryesor i Pedro-s

21:21 | 3 Qershor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Chelsea-s, Pedro ka vendosur që në verë të largohet si lojtar i lirë dhe kërkohet nga katër klube, ndër to edhe Juventus.

Kontrata e spanjollit skadon në fund të sezonit dhe është i lirë për të nisur negociatat me ndonjë skuadër tjetër, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Mundo Deportivo, skuadrat si Juventus, Sevilla, Real Betis, Valencia dhe Roma janë duke e monitoruar situatën e 33-vjeçarit.

Mirëpo, thuhet se prioriteti i lojtarit është klubi italian, Roma.

Roma që shumë javë është duke punuar ta bind Pedro-n të transferohet në “Olimpico”.

Këtë sezon lojtari ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime në 18 ndeshje, ndërsa do largohet pas plotë pesë viteve në “Stamford Bridge”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme