Raporte të ndryshme sugjerojnë që drejtori sportiv i Romas, Monchi ka vendosur për të shitur mesfushorin Radja Nainggolan këtë verë duke i lënë hapur derën Interit.
“Nerazurrët” janë në kërkim këtë verë të nënshkrimit me mesfushorin belg, gjë që do t’i siguronte atij ribashkimin me trajnerin Luciano Spalletti, transmeton portali arbresh.info.
Sipas ‘Il Tempo’, Monchi është lodhur nga stili i jetës së Nainggolanit, i cili duket se nuk ishte profesional, dhe ka vendosur të shes 30-vjeçarin.
Trajneri Eusebio Di Francesco tashmë duket se është pro shitjes së tij, por ‘Gazzetta dello Sport’ beson që këtu ekziston ende një distancë mes Romas dhe Interit kur bëhet fjalë rreth tarifës.
“Beneamata” është duke ofruar 22 milionë euro, plus njërin nga talentët e tyre në Primavera, dhe Nicolo Zaniolo dhe Federico Valietti janë opsionet./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?