Google ADS

Roma dhe City shënojnë fitore të lehta

23:12 | 23 Tetor 2018
Arbresh.info

Roma dhe Manchester City kanë shënuar fitoret e radhës në Ligën e Kampionëve në ndeshjet e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve.

Skuadra nga kryeqyteti italian me lehtësi ka kaluar pengesën e quajtur CSKA Moscow, duke e mposhtur 3:0 në stadiumin ‘Olimpico’.

Edin Dzeko me dy gola dhe Cengiz Under me një, ishin golashënues në këtë fitore me vlerë për ‘Giallorosët’.

Fitore të lehtë ka shënuar edhe Manchester City, që mposhti 0-3 në udhëtim Shakhtar Donetsk.

David Silva, mbrojtësi Laporte dhe Bernardo Silva, realizuan për skuadrën e Pep Guardiolas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme