Roma detyron Zaniolon të pranojë ofertën e Bournemouthit

13:31 | 27 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Pronarët e Romës po përpiqen të detyrojnë transferimin e Nicolo Zaniolo te Bournemouth duke kërcënuar se ai nuk do të luajë më për Giallorossët nëse qëndron në Stadio Olimpico.

Italiani ka kërkuar të largohet në afatin kalimtar të dimrit dhe shpreson për një transferim te Milani.

Megjithatë, kuqezinjtë mund të ofrojnë vetëm një marrëveshje huazimi me një detyrim blerje për një maksimum prej 25 milionë euro.

Nga ana tjetër, Bournemouth ka bërë një ofertë për të nënshkruar lojtarin për 30 milionë euro plus bonuse, afër çmimit të kërkuar nga Roma prej 40 milionë eurosh.

Giallorossët kanë pranuar ofertën nga Anglia dhe po përpiqen të detyrojnë Zaniolon të largohet. Megjithatë, ish-ylli i Interit nuk është i bindur për t’iu bashkuar një ekipi që po lufton në zonën e rënies në Ligës Premier.

Edhe nëse Jose Mourinho tha javën e kaluar se do të llogariste te Zaniolo nga shkurti nëse ai nuk do të ishte larguar nga Olimpico në afatin kalimtar aktual, sipas Il Corriere dello Sport, italiani nuk do të luajë më për Romën nëse nuk bashkohet me Bournemouth në janar.

Pronari Dan Friedkin thuhet se është i zemëruar me lojtarin që dorëzoi një kërkesë për largim javën e kaluar dhe nuk u përfshi në skuadër për fitoren 2-0 në Spezia.

Giallorossët vizitojnë të dielën liderët e tabelës, Napolin, dhe Zaniolo nuk do të udhëtojë me bashkëlojtarët e tij në Stadio Maradona.

Kontrata e Zaniolos në Stadio Olimpico skadon në qershor 2024. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme