Google ADS

Roma – Benevento, mbyllet me shtatë gola

22:40 | 11 Shkurt 2018
Arbresh.info

Roma e ka mundur Beneventon në xhiron e 24-të të Series A, përcjellë arbresh.info. 

Skuadra romake ka arritur fitore me shifrat 5:2.

Benevento ka kaluar në epërsi 1:0 me golin e shënuar nga Guilherme në minutën e shtatë.

Roma i ka barazuar shifrat në 1:1 derisa në minutën e 24-të barazoi me Fazion i cili shënoi me kokë.

Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.

Roma e ka rikthyer epërsinë në 2:1 me golin e realizuar nga sulmuesi Edin Dzeko në minutën e 60-të.

Thellohet epërsia e Romës në 3:1 me golin e shënuar nga Cengiz (63’).

Roma shënon katër gola. Sërish shënon Cengiz në minutën e 75-të (4:1).

Benevento e ngushton epërsinë në 4:2 me golin e shënuar nga Brignola në minutën e 76-të.

Defrel me golin e pestë nga penalltia e mbylli ndeshjen me shifrat 5:2.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti, luajti nga minuta e parë për Beneventon derisa Ledian Memushaj qëndroi në bankën rezervë.

Roma ndodhet e katërta në tabelë me 47 pikë kurse Benevento ndodhet e fundit me shtatë pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme