Biletat e ndeshjes ndërmjet Romas dhe Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve në Stadio Olimpico më 10 prill tashmë janë shitur të gjitha.
Tifozët e “Gillorossëve” kanë pritur me radhë që në mëngjes për të siguruar një pozitë në tribuna për ndeshjen kthyese kundër gjigantit spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Biletat për pjesët anësore të stadiumit ishin shitur nga pasdite e hershme, ndërsa tiketat e mbetura për pjesën qendrore raportohet se tani janë shitur gjithashtu.
Kjo është hera e parë që Roma ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas 10 viteve.
Ndeshja e parë zhvillohet në Camp Nou më 4 prill./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...