Roma është në kërkim ta përforcojë skuadrën para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Giallorosët kishin tentuar transferimin e Phil Foden, por oferta e tyre për huazim është refuzuar nga Manchester City.
Klubi italian është futur në bisedime me Arsenalin për ta marrë armenin Henrikh Mkhitaryan.
Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachti ka filluar bisedimet me klubin londinez për huazimin një vjeçar të armenit.
Roma do ta ketë edhe mundësinë e blerjes në fund të edicionit 2019/20 për një shumë rreth 20 milionë euro.
30-vjeçari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Arsenali pasi hapësirat për të janë zvogëluar.
Mediat italiane e kanë cilësuar si një lajm shumë befasues, pasi Roma ka shumë mesfushorë në radhët e veta.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse dy klubet do të kenë kohën e mjaftueshme për ta mbyllur këtë transferim. /Telegrafi/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...