Roma afër futbollistit shqiptar (FOTO)

23:17 | 5 Korrik 2017
Arbresh.info

E ardhmja e Emanuele Ndojit është padyshim në Serinë A.

Këtë e tregon fakti se janë të shumta klubet që janë të gatshme të afrojnë mesfushorin e talentuar të Breshias, i cili së fundmi është bërë edhe pjesë e përfaqësues U-21 të Shqipërisë.

Për Ndojin është folur prej kohësh për një interesim të Bolonjës, që ka një akord parimor me Breshian për transferimin e tij. Por së fundmi ka dalë në skenë një hipotezë mjaft interesante për lojtarin shqiptar.

Skuadra e Romës, pjesë e të cilës ai ka qenë në të kaluarën, kërkon të rimarrë futbollistin. Roma e shiti Ndojin një vit më parë për 1,2 milionë milion euro te klubi i Serisë B. Por me sa duket, në kontratën e tij ka një klauzolë riblerje që i jep prioritet Romës ndaj çdo klubi tjetër.

Sipas mediave italiane, verdhekuqtë janë gati ta ushtrojnë këtë të drejtë dhe të sigurojnë përsëri kartonin e futbollistit shqiptar, për të cilin parashikojnë një të ardhme të garantuar në elitën e futbollit shqiptar. Megjithatë, ai pritet që të jepet në huazim nga kryeqytetasit në edicionin e ardhshëm, në një prej skuadrave të sapongjitura në Serinë A, ku ai mund të ketë më shumë hapësira aktivizimi.

emanuele ndoj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme