Roma ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 derbin e madh lokal italian ndaj Lazios.
Giallorossët i janë gëzuar në fund fitores ndaj rivalit të tyre të urryer lokal, Lazios, pasi i mposhtën me rezultat 2-1.
Golat në këtë takim u shënuan nga Diego Perotti (49’) dhe Radja Nainggolan (53’) për vendasit, ndërsa për Lazio shënoi Ciro Immobile (72’).
Lojtari më i vlerësuar në këtë derbi ishte mesfushori belg, Nainggolan, i cili u vlerësua me notë 8.5, ndërsa nota më e ulët shkoi për Senad Lulic që u notua me 5.7.
Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, pati një paraqitje të mirë këtë takim duke qenë lojtari i dytë më i vlerësuar te Lazio, me notë 6.6.
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri