Roger Federer vazhdon të mahnisë në Wimbledon.
8 herë fituesi i grand slam-it më të rëndësishëm në tenis dhe favoriti kryesor për të triumfuar edhe në këtë edicion të turneut londinez u kualifikua në raundin e tretë pasi mposhti lehtësisht në 3 sete sllovakun Lacko.
Kur bëhet fjalë për slamin e tij të preferuar, mosha nuk peshon aspak mbi supet e Federer që në Wimbledon duket i rinuar dhe shumë i fortë për rivalët. 6-4 6-4 6-1 ishte rezultati i sfidës në favor të mbretit Roger që tashmë do të masë forcat me Struff, transmeton SS.
Kaluan më tej edhe Milos Raonic, Gael Monflis e Adrien Mannarino ndërkohë që një pjesë e ndeshjeve u ndërprenë për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe do të rifillojnë neser.
Te femrat avancuan dy motrat Williams, Serena dhe Venus por surprizën e vërtetë e bëri rusja Ekaterina Makorova që në ruandin e dytë nxorri jashtë Wimbeldon-it numrin 2 të botës, danezen Caroline Wozniacki.
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...