Roger Federer, atleti më i paguar

15:28 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Roger Federer ka kaluar në aspektin financiar legjendën e golfit Tiger Woods.

Ai është bërë atleti më i paguar, si rezultat i parave të fituara nga çmimet, transmeton portali abresh.info

federer

Superylli zviceran i tenisit ka kohë që shihet si ikonë e sportit të tij, duke fituar shuma të mëdha për pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Pas fitores së tij të trefishtë mbi Alexander Zverev të Gjermanisë në ndeshjen e dytë të grupit në finalet e ATP-së në Londër, Federer mori paratë e tij të karrierës duke marrë 110,235,682 dollarë.

Si rezultat, Federer ka tejkaluar liderin e mëparshëm të parave nga çmimet Woods, i cili kishte mbledhur 110,061,012 në karrierën e tij deri më tani, sipas Forbes.

36-vjeçari është pjesëmarrës në Turin Botëror të ATP-së që nga viti 1998.

Gjatë gjithë kësaj kohe Federer ka fituar 95 turne, duke përfshirë rekordin e meshkujve prej 16 titujve të grand slameve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme