Google ADS

Rodrygo do t’i mungojë Realit së paku një muaj

16:45 | 11 Nëntor 2024
D.H

Futbollisti brazilian, Rodrygo kishte pësuar një lëndim me Dortmundin në Ligën e Kampionëve dhe pati munguar për dy ndeshje të Real Madridit.

Teksa ai u rikthye pikërisht në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit, së fundmi ka luajtur edhe në La Liga fundjavën që lamë pas ndaj Osasunës, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo gjatë ditës së sotme, klubi spanjoll ka njoftuar se futbollisti në fjalë ka pësuar sërish një lëndim në muskjulin e këmbës së majtë.

Rikuperimi i tij pritet zgjasë pesë deri në gjashtë jaëv dhe pas rikthimit pritet të jetë qind për qind i gatshëm për lojë.

Këtë sezon ai ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka realizuar tre gola e dhuruar dy asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme