Real Madridi dëshiron të mposhtë rivalin e përbetuar – Barcelonan në garën për të nënshkruar me superyllin e Santos, Rodrygon.
17-vjeçari është duke festuar në Brazil këtë javë pasi realizoi hat-trick brenda nëntë minutave në fitoren e tyre kundër Vitorias, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata e Rodrygos posedon një klauzolë të blerjes prej 50 milionë euro dhe Real Madridi tani ka ardhur me një ofertë prej 45 milionë euro, të paktën kështu raporton ‘Globesporte’. Një ofertë 7 milionëshe është shtruar gjithashtu në tavolinë për lojtarin.
Ndryshe, Barcelona ka ofruar 30 milionë euro për Rodrygon dhe është e gatshme për të rritur atë.
Rodrgyo nuk mund të transferohet në Evropë deri sa të mbush 18 vjeç në janar dhe së fundmi ka thënë se “nuk ka ndonjë preferencë për transferim te Real Madridi apo Barcelona” duke shtuar se është “duke menduar vetëm për Santos”./arbresh.info/
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër