Google ADS

Rodrygo: “Po shkojmë në derbi në formë të mirë”

18:55 | 10 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Real Madrid do të përballet me derbin e parë të sezonit këtë të diel.

Në përgatitjen e saj që është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme, Rodrygo foli për “RealMadridTV”, për të diskutuar se si po ndihet skuadra.

“Ne po hyjmë në derbi në formë të mirë. Kemi fituar disa ndeshje radhazi dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Ne duhet të bëjmë një paraqitje kundër Atleticos siç kemi bërë në ndeshjet e funidt. Ne duhet të marrim kontrollin dhe të qëndrojmë të vendosur kur jemi nën presion”.

Ai ka folur edhe për besimin që i ka dhuruar Carlo Ancelotti.

“Ndihem mirë dhe jam mirënjohës për besimin që ka treguar tek unë. Sa herë që jam në fushë bëj çmos për të ndihmuar ekipin”.

Ndërsa, nuk ka lënë pa përmendur edhe të luajturin me Vinicius Junior.

“Është kënaqësi të laumë me Vinicius. Gjithmonë kemi shijuar të luajmë së bashku që nga koha jonë me ekipin kombëtar. Më pëlqen të jem përkrah tij. Jemi të lumtur, në një vend të mirë dhe të gatshëm për të ndihmuar Real Madridin”.

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballet në ‘Santiago Bernabeu’ të dielën me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme