Google ADS

Rodrygo në probleme serioze te Real Madridi

23:43 | 3 Mars 2024
D.H

Situata e Rodrygo Goes në Real Madrid duket se nuk është në kontroll. I riu brazilian, i cili në sezonet e mëparshme kishte shfaqur shkëlqime për bardhezinjtë, po pëson një rënie të dukshme në performancën e tij këtë sezon. Ndërkohë, shfaqja e shkëlqyer e Brahim Diazit po i bën presion të fortë.

Ndeshja kundër Valencias ishte një shembull i qartë i kësaj situate. Kur Brahim Díaz hyri në lojë në pjesën e dytë për të zëvendësuar Rodrygo, skuadra vuri re menjëherë një ndryshim dinamik.

Përparimi i Brahimit në fushë ka qenë mbresëlënës javët e fundit, duke ngritur dyshime serioze për të ardhmen e Rodrygo në formacionin fillestar të Real Madridit.

Nëse braziliani nuk përmirëson performancën e tij së shpejti, ai mund ta gjejë veten të zbritur në stol dhe madje të përballet me mundësinë e largimit në merkaton e verës së ardhshme.

Për Rodrygo, presioni po rritet. Ai do të duhet të rrisë nivelin e lojës dhe të dëshmojë vlerën e tij në çdo mundësi që ka në fushë nëse dëshiron të ruajë vendin e tij në ekipin fillestar.

Konkurrenca e brendshme në Real Madrid është e ashpër dhe shfaqja e talenteve si Brahim Diaz po e bën të qartë se askujt nuk i garantohet një pozicion i përhershëm. /Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme