Anësori i Real Madrid, Rodrygo këmbëngul se nuk ka panik pas humbjes së tyre në Champions League kundër Manchester City.
City fitoi mbrëmë ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultat 4-3.
“Ne e humbëm ndeshjen, por e dimë se është e vështirë të mposhtim në Berabeu dhe ne do të përpiqemi ta arrijmë atë së bashku me tifozët tanë. Shpresojmë të kalojmë në finale”, tha Rodrygo.
“Ne kemi nevojë për shumë mbështetje nga Bernabeu, ata e dinë se çfarë do të thotë sepse mbështetja e tyre na e bëri më të fortë në ndeshjen e fundit”.
“Ne nuk patëm fillimin më të mirë, lamë golat dhe kjo mund t’ju bëjë të humbni fokusin në lojë. Por ne e dimë se duhet të luftojmë për këtë fanellë deri në fund dhe kur shënuam fituam më shumë besim. Është e vështirë të luash këtu. Ata e përdorin topin shumë mirë dhe ne e denim se do të ishte kështu, por shpresojmë se mund t’ia dalim në Bernabeu”, shtoi braziliani.
Për dy golat e shënuar nga Karim Benzema, ai tha: “Kjo është ajo që bën Karim. Ai ka punuar për të ditët e fundit dhe ata në pankinë e dinin se ai do ta bëntë atë. Duhet të jesh vërtetë i guximshëm dhe të kesh besim për të shënuar një gol të tillë”./Arbresh.info
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...