Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes është ftuar për herë të parë nga skuadra kryesore e kombëtares së Brazilit, por aty nuk ka vend për Vinicius Junior.
18-vjeçari ka shkëlqyer te Santos para se t’i bashkohej Madridit këtë verë pasi të dy klubet arritën një marrëveshje prej 45 milionë eurove në vitin 2018, transmeton portali arbresh.info.
Rodrygo ka luajtur një rol mjaftë të rëndësishëm te Brazili U-17, U-20 dhe U-23, por kjo është ftesa e parë në skuadrën kryesore – e cila do të luaj kundër Argjentinës dhe Koresë Jugore.
Ai është njëri nga shtatë lojtarët e skuadrës së Brazilit që gjendet në Spanjë, përfshirë këtu bashkëlojtarët e tij në Madrid – Casmiron dhe Eder Militaon, por Vinicus nuk është përfshirë në skuadrën e Tites.
Rodrygo shënoi golin e tij të parë te Madridi në fillim të këtij sezoni kundër Osasunas dhe ishte i përfshirë edhe në ndeshjen në mesjavë të fituar ndaj Galatasaray./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...