Dy gola nga Rodrygo kanë parë që Real Madrid të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Stamford Bridge”, Reali fitoi me rezultat 2:0, derisa “Mbretërit” shkojnë përpara me shifrat 4:0.
Chelsea e dominoi ndeshjen, por Reali u treguan më të mirë me kundërsulme.
Kante e pati mundësinë më të mirë në pjesën e parë, por goditja e tij përfundoi jashtë.
Skuadra e Frank Lampard u duk se morën epërsinë, por gjuajtjen e Cucurellas e ndali Thibaut Courtois.
Reali në pjesën e dytë ndëshkoi Chelsean me dy gola të Rodrygos.
Fillimisht ai shfrytëzoi një pështjellim në zonë, për 1:0, derisa e dyta erdhi në dhjetë minutat e fundit kur Rodrygo e përfundoi një aksion të ndërtuar mirë nga skuadra e Ancelottit.
Reali në gjysmëfinale e pret fituesin e përballjes Bayern – Manchester City./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...