Sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo Goes ka thënë se ka biseduar me legjendën e Santos, Pele para se të transferohet në “Santaigao Bernabeu”.
Rodrygo u largua nga Brazili për t’iu bashkuar “Los Blancos”, verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani ka thënë se është fans i madh i Neymar dhe Cristiano-s, por para se të largohet nga Brazili ka biseduar edhe me Pele-n.
“Cristiano dhe Neymar janë inspirime, janë dy lojtarët që i pëlqej shumë. Pele, Neymar dhe Robinho do të thotë shumë për mua dhe për skuadrën e preferuar, e cila është Santos”.
“Neymar ishte lojtari që e ndjeka më së shumti dhe faleminderit Zotit që kisha mundësinë t’i takojë të tre”.
“Edhe para se te transferohem te Real-i, shkova në shtëpinë e Pele-s dhe morra bekimin e tij para se të largohem”, deklaroi ai.
Rodrygo këtë sezon ka arritur të shënojë disa gola duke përfshirë hat-trick në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...