Mesfushori i Real Madrid-it, James Rodriguez nuk është i lumtur me edicionin 2019-20.
Kolumbiani pas dy sezoneve huazim me Bayern Munich, nuk arriti të gjejë hapësirë të skuadra madrilene, transmeton portali arbresh.info.
James luajti vetëm 728 minuta në 14 ndeshje dhe vetëm një lojë që nga rikthimi i futbollit.
Ai ka thënë se ky sezon ka qenë ndër më zhgënjyesit në karrierë dhe është i zemëruar që s’ka luajtur.
“Ishte ndër sezonet më zhgënjyese në karrierën time. Jam i zemëruar që nuk kam luajtur duke qenë në kushte të mira. Nëse do isha lojtar i dobët, do e pranoja, por jam person që dua të fitoj dhe të luaj gjithmonë”, deklaroi ai.
I pyetur për lidhjet me Zidane, tha se nuk ka pasur shansin e njëjtë si bashkëlojtarët.
“Kur e sheh që nuk ke mundësitë si bashkëlojtarët, është e vështirë. Doja të largohesha dhe klubi nuk me lejoi. Doja të shkoja, aty ku mund të luaja. Dëshira ime ishte që tifozët të jenë me kujtime për të mira”, vazhdoi ai.
Ndërsa për të ardhmen kolumbiani, mirëpo nuk e di se të cila skuadër do transferohet.
“Edhe unë do doja ta dija. Por, mund të marrë kohë, ditë ose javë. Nuk e di. Dua të shkojë ku mund të luaj dhe që ndihem i lumtur”, përfundoi ai.
Thuhet se Atletico Madrid-i shihet si destinacioni i ardhshëm./arbresh.info.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...