Ricardo Rodriguez thuhet se dëshiron të vazhdojë qëndrimin te AC Milani pas ofertë së shtruar vonë nga Arsenali për mbrojtësin.
Unai Emery dëshiron të ketë një opsion rezervë pas lëndimit të Sead Kolasinacit, i cili do të qëndrojë gjashtë javë jashtë fushe si pasojë e lëndimit në gju, transmeton portali arbresh.info.
Derisa Nacho Monreal vazhdon të jetë gjithashtu jashtë fushës, do të thotë se 20-vjeçari Ainsley Maitland-Niles do të jetë startues kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë të Arsenalit në Premierë Ligë.
Milani refuzoi ofertën për Rodriguezin nga Arsenali këtë javë dhe ‘Sky Sports’ pretendon se mbrojtësi dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Itali.
Paris Saint Germaini ka shfaqur gjithashtu interesim për Rodriguezin, por zvicerani dëshiron t’i jap edhe një shans Milanit për të vazhduar përpara./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...