Rodriguez në Milan, testimet mjekësore javën e ardhshme

23:52 | 30 Maj 2017
Arbresh Info

Raporte të ndryshme pretendojnë se Ricardo Rodriguez do të jetë në Itali javën e ardhshme për të kryer testimet mjekësore, pasi Wolfsburgu ka rënë dakord të shes atë për 15 milionë euro.

‘Sky Sport Italia’ pretendon se një marrëveshje tani është e pashmangshme dhe 15 milionë euro është tarifa e transferimit duke përfshirë këtu edhe bonuset prej 3 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi i krahut të majtë pritet të arrijë javën e ardhshme te klubi për të kryer testimet mjekësore.

Milan kishte rënë dakord për të transferimin e tij javë më parë, por transferimi ishte shtyrë deri në momentin kur Wolfsburgu të finalizonte ndeshjen e play-offit.

Mbrëmjen e kaluar ata siguruan statusin në Bundesliga dhe tani mbetet gjithçka në dorën e “Rossonerëve”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme