Mbrojtësi i krahut të majtë të Wolfsburg mund të transferohet në Serie A.
Interi ka nisur qysh tash për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Lojtari i parë që pritet t’i bashkohet zikaltërve është Ricardo Rodriguez i Wolfsburg, i cili ka shfaqur dëshirën që të jetë pjesë e gjigantëve italianë.
Specialisti i transferimeve në Itali, Ginaluca Di Marzio shkruan se problemi i vetëm mbetet paga e lojtarit, i cili merr një rrogë prej 4 milionë eurosh në vit te ‘Ujqit’, kurse Interi i ofron 30% më pak të asaj që ai përfiton në Gjermani.
Gjithsesi bisedimet mes palëve janë ende duke u zhvilluar dhe deri në verë pritet të arrihet një marrëveshje, ku më pas zikaltërit pritet që t’i paguajnë Wolfsburgut 20 milionë euro për ta lënë reprezentuesin zviceran që të transferohet në San Siro.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...