Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë muajsh të jem gati

16:49 | 28 Nëntor 2024
D.H

Fituesi i Topit të Artë 2024, Rodri ka synim të rikthehet nga lëndimi në këtë sezon.

Futbollisti i Manchester Cityt ka pësuar një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar ACL, i cili po ia pamundëson rikthimin në fushat e blerta, shkruan Arbresh.info.

Spanjolli është lojtari kryesor i Cityt dhe pa të kjo skuadër po has vështirësi të madhe ku në gjashtë ndeshjet e fundit nuk njeh fitore. Gjithsej ekipi ka pesë humbje e një barazim.

Edhe pse sipas mjekëve sezona e tij ka përfunduar, Rodri ka thënë se me cdo kushtë është duke u munduar të kthehet këtë sezon në fushë.

“Synimi është të kthehem në këtë sezon. Nuk dorëzohem, por edhe nuk dua të bëj ndonjë gabim. Synimi është që pas gjashtë apo shtatë muajsh të jem gati”, ka deklaruar Rodri në emisionin “The Rest Is Football”.

Kujtojmë se Manchester City do të marrë pjesë në Kampionatin e Botës për Klube, i cili do të mbahet nga 15 qershori deri më 13 korrik të vitit 2025./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme