Fitues i Premier League njëkohësisht përfaqësuesi i Spanjës, Rodri ka folur rreth Kampionatit Evropianit, grupit dhe gjasat e Spanjës për titull.
Spanja ka filluar grumbullimin dhe stërvitjet tash e disa ditë në kamp në Madrid, shkruan Arbresh.info.
Rodri fillimisht tha se kombëtarja e Spanjës është pretendente kryesor për titullin kampion.
“Nuk më ka pëlqyer kurrë të them nëse jemi favoritë, por padyshim që Spanja është gjithmonë një nga pretendentët për titullin”, u tha gazetarëve Rodri.
Sipas mesfushorit Spanja ka vetëm një qëllim triumfin.
“Do të udhëtojmë në kampionat plot dëshirë. Ikim me mendimin se si mund të fitojmë. Që të mund të garojmë me të tjerët, të jemi të fortë, të luajmë mirë në mbrojtje dhe sulm dhe kështu të arrijmë sa më larg”.
Tutje ai ka folur rreth grupit ku ndodhet Spanja.
“Jemi të vetëdijshëm se jemi në një grup të vështirë, me kundërshtarë të fortë. Por, qëllimi ynë është të fitojmë Kampionatin Evropian”, përfundoi ylli i Cityt.
“La Roja” ndodhet në grupin B, së bashku me Shqipërinë, Kroacinë dhe Italinë.
Spanjë është tri herë kampione e Evropës teksa këtë vit e kërkon të katërtin titull.
Për herë të fundit Spanja u shpall kampione e Evropës n ë vitin 2012, ku e mposhti Italinë në finale 4-0./Arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj