Rodri është njëri nga mesfushorët më të mirë në pozitën e tij për momentin.
Ai gjithashtu ka qenë një nga lojtarët kyç në fitim i tripletës të Manchester Cityt sezonin e kaluar, shkruan Arbresh.info.
Në një deklaratë për media Rodri foli shumëçka në lidhje me futbollin anglez, po ashtu u kundërpërgjigj lidhur me një deklaratë të Simeones, ish trajnerin e tij.
El Cholo tha se në futbollin anglez mbrojtja nuk është në nivel.
Teksa spanjolli iu kundërpërgjigj ish trajnerit të tij.
“Nuk jam dakord me Simeonen, por edhe mund të ketë të drejtë. Jo të gjithë skuadrat luajnë njësoj, por unë e garantoj se te City në çdo ndeshje mbrojmë të gjithë gjatë 90 minutave”, tha për fillim Rodri.
Tutje ai tha se Premier League është ligë e fortë dhe e ashpër.
“Ndoshta të tjerët luajnë më hapur dhe lënë më shumë hapësira. Në përgjithësi, mendoj se Premier League është e fortë, mbrojtëse dhe e ashpër”, vazhdoi Rodri.
Mesfushori spanjoll u pyet në lidhje me Topin e Artë që e fitoi argjentinasi Leo Messi.
“E vështirë të përgjigjesh, Kupa e Botës është kompeticioni më i rëndësishëm, është e vërtetë dhe nuk ka dyshime për këtë. Por përfshin një muaj të një sezoni prej 7-8 muajsh”, shtoi Rodri.
Ai nuk e fshehu dëshirën e madhe që kishte të fitonte bashkëlojtari i tij Erling Haaland.
“Nuk mund ta ndaj dot unë se kush duhej ta fitonte Topin e Artë, por ai është shoku im i skuadrës dhe do të kisha dashur që të kishte fituar Erling”, përfundoi Rodri.
Kujtojmë që Rodri u transferua tek Manchester City nga Athletico Madrid në vitin 2019./Arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...