Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri ka fituar Topin e Artë për vitin 2024.
Ai është zgjedhur lojtari më i mirë në botë, në një garë të ngushtë me Vinicius Junior, shkruan Arbresh.info.
Pas marrjes së çmimit ai u shpreh i lumtur, teksa tregoi mesazhet që i kanë dërguar shokët e tij gjatë ditës së sotme.
“Një ditë, i thashë babait tim se do ta lë futbollin, ëndrra ime ka marrë fund. Por, ai më tha, vazhdo deri në fund. Tani sot, unë jam këtu, më duhet ta falënderoj. Tërë ditën sot më kanë shkruar shoqëria ime, duke më thënë se ‘futbolli fitoi sot”, u shpreh Rodri.
Kjo është hera e parë që ai arrin këtë sukses.
Kujtojmë se sezonin e kaluar Rodri ka fituar Premier Leaguen me Man. Cityn, Kupën e Botës për Klube si dhe Euro 2024 me Spanjën.
Aktualisht, Rodri është i lënduar dhe nuk do të jetë i gatshëm të luaj këtë sezon për shkak të një dëmtimi në ACL-n e tij./Arbresh.info
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde