Rodri ka fituar Topin e Artë javë më parë në një garë të ngushtë me futbollistin brazilian, Vinicius Junior.
Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, disa ditë pasi arriti të fitoj çmimin më të rëndësishëm individualisht, e thumboi edhe kundërshtarin e tij brazilian.
“Do ta votoja Dani Carvajalin si të dytin për Topin e Artë dhe Vinicius Jr si të tretin”, deklaroi fillimisht Rodri për “Partidazocope”.
Tutje ai foli për cështjen e rehabilitimit të tij nga lëndimi i rëndë që pësoi në ACL, ku është i bindur se do të kthehet këtë sezon.
“Unë ndiej se mund të rikthehem qysh këtë sezon, po. Është e mundshme dhe kjo mund të ndodh. Mund të shërohem tash, nuk kam presion. Është e rëndësishme që të shërohem në mënyrën më të mirë. SIdoqoftë, sezoni është i gjatë, do të jetë më pas edhe Botërori i Klubeve. Unë mund t’ia dal”, theksoi fituesi i Topit të Artë.
28-vjeçari është shtylla kryesore e Manchester Cityt dhe mungesa e tij po vërehet shumë, ku “citiziens”, kanë katër humbje radhazi në të gjitha garat./Arbresh.info
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...