Brendan Rodgers kthehet në Anfield për herë të parë që nga shkarkimi në vitin 2015 – që erdhi më pak se 18 muaj pasi e udhëhoqi skuadrën shumë pranë triumfit në Ligën Premier.
Njeriu që e zëvendësoi, Jurgen Klopp, i ka transformuar Redsat duke i shndërruar në kampionë Evrope, si dhe në konkurrentë shumë serioz për titullin e Anglisë.
Rodgers, i cili tash drejton Leicester Cityn, nuk ka mundur të shmangë pyetjet e gazetarëve për rrëshqitjen e famshme të Steven Gerrard në ndeshjen ndaj Chelseat.
Ish-mesfushori anglez pranoi pasim nga Mamadou Sakho dhe rrëshqiti duke e falur topin te Demba Ba, i cili vrapo drejt portës dhe e shënoi golin e parë të Bluve, të cilët e fituan atë ndeshje me rezultat 2-0 dhe Liverpooli dështoi ta fitonte titullin (të cilin nuk e ka fituar që nga viti 1990).
“Nuk e ngarkoj veten me atë. Ishte ndryshe për Stevien si kapiten dhe vërtet e dëshironte atë titull. Sipas meje, mendoj se bëmë gjithçka që mund të bënim, por nuk ia dolëm”.
“Nëse gjatë 38 ndeshjeve nuk e fiton ligën, atëherë nuk e meriton ta fitosh. Por, a mendoj për ndeshjen ndaj Chelseat? Po, nganjëherë më kujtohet dhe mendoj sa mirë luajtëm për 70 minuta”.
“Ishim të pafat që pranuam gol para pushimit të pjesës së parë. Po të kishim pasur pakëz më shumë përvojë, nuk do të ishim aq të furishëm në 20 minutat e fundit. Mirëpo, unë më shpesh e analizoj gjithë sezonit, ne thjesht dështuam”, ka deklaruar Rogers.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...