Trajneri Brendan Rodgers ka thënë se Leicester City nuk do të shesë asnjë nga lojtarët e tyre kryesorë në afatin kalimtar të janarit.
Pas pushimit ndërkombëtar, Dhelprat fillojnë fazën tjetër të sezonit në vendin e dytë pas një forme të madhe, duke përfshirë katër fitore nga katër ndeshjet e fundit të Ligës Premier.
Lojtarë të tillë si James Maddison, Youri Tielemans dhe Ben Chilwell kanë tërhequr interesim të madh tek skuadrat me shfaqjet e tyre.
Por, Rodgers ka thënë se ekipi i tij do t’i mbajë yjet dhe nuk do ta lëshoj asnjë në janar.
“Ne duam të rritemi dhe ka shumë zhvillim në këtë skuadër. Ne nuk kemi asnjë plan për të humbur askënd në janar”, ka thënë fillimisht Rodgers për Telegraph.
“Detyra jonë është të ruajmë atë që kemi dhe nëse ka një mundësi për të përmirësuar skuadrën, ne do të kërkojmë ta bëjmë atë”.
“Nëse jo, ne do të vazhdojmë me skuadrën që kemi, e cila është shumë e fortë”, përfundoi trajneri i Leicesterit. /Telegrafi/
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit