Ish kapiteni i Manchester United, Bryan Robson beson se Paul Pogba ka aftësitë e nevojshme për të qenë një ditë kapiten i skuadrës.
Mesfushori 23-vjeçar u rikthye në ‘Old Trafford’ nga Juventusi për një tarifë që theu rekord botëror në merkaton e transferime, megjithëse nuk ka përmbushur pritshmëritë te “Djajtë e Kuq” këtë edicion, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, legjenda e United Robson beson se ai mund të jetë një lider shumë i mirë në skuadër duke shtuar se duhet të marrë detyrën para se të bëhet vonë.
“Jose Mourinho do të marrë vendimin se kush do të jetë kapiten, por menjëherë pasi Paul Pogba të vendoset në klub sërish, të mësohet sërish më Premierë Ligë dhe të vazhdoj të përmirësohet vazhdimisht, mendoj se ai do të jetë kapiteni i duhur”, tha Bryan Robson.
“Mendoj se Pauli punon vërtetë shumë në ndeshjen e tij. Mendoj se ai dëshiron të bëhet njëri nga lojtarët më të mirë, nëse jo mesfushori më i mirë në botë, ai do të vazhdoj të punoj në këtë duke u përmirësuar që të bëhet një lojtar me të ardhme të ndritur në Manchester United”./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...