Robertson pretendon se gjyqtari e goditi me bërryl

20:16 | 9 Prill 2023
Orgesa Haziri

Organi i arbitrimit PGMOL do të hetojë, pasi Andy Robertson i Liverpool-it u duk se ishte goditur me bërryl në mjekër nga ndihmësi i arbitrit, Constantine Hatzidakis.

Robertson iu afrua zyrtarit i zemëruar në fund të pjesës së parë kundër Arsenalit dhe u duk se e shtyu atë ndërsa kalonte, me Hatzidakis që ngriti një bërryl që goditi Robertson.

Skocezi reagoi me furi dhe së bashku me disa shokë të skuadrës iu afrua gjyqtarit Paul Tierney, i cili ndëshkoi 29-vjeçarin Robertson.

Eksperti i Sky Sports, Roy Keane e quajti lojtarin e Reds një “fëmijë të madh” për reagimin e tij.

“Robertson duhet të jetë më i shqetësuar për mbrojtjen e tij”, tha Keane. “Vetëm vazhdo me lojën. Ai kap i pari drejtuesin e linjës.”

Robertson mund të jetë në telashe të mëdha nëse incidenti hetohet më tej.

Aleksandar Mitrovic i Fulham aktualisht po vuan dënimin me tetë ndeshje për shtyrjen e gjyqtarit Chris Kavanagh në humbjen e tyre në FA Cup në Manchester United më 19 mars.

Deklarata e PGMOL tha se ata ishin “në dijeni të një incidenti që përfshinte ndihmës gjyqtarin Constantine Hatzidakis dhe mbrojtësin e Liverpool, Andrew Robertson në pjesën e parë gjatë ndeshjes Liverpool – Arsenal në Anfield”.

Ai shtoi: “Ne do ta shqyrtojmë çështjen plotësisht pasi të përfundojë ndeshja.”

Arsenali dhe Liverpooli ndan pikët, pasi barazuan 2:2./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme