Mbrojtësi i Barcelonës, Sergio Roberto ka besimin se nëse fitojnë këtë edicion trofe ylli i skuadrës Lionel Messi, mund të ndryshojë mendje dhe të mbetet në “Camp Nou”.
Argjentinasi ka kërkuar largimin nga Barcelona si agjent i lirë, kërkesë e cila është refuzuar, kurse ka konfirmuar se do qëndrojë deri në fundin e edicionit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Roberto beson se nëse fitojnë trofe, atëherë Messi mund të ndryshojë mendje.
“Nuk e dija që Messi ka kërkuar largimin dhe kur doli në media, nuk mund ta befasoja. Do të doja të mos ishte ashtu. Me Messi-n, jemi të fortë dhe jam i gëzuar që do qëndrojë deri në fund”.
“Ai ka thënë që do qëndrojë edhe për një vit, por nëse luajmë mirë dhe fitojmë trofe, kush e di ndoshta do ndryshojë mendje”.
“Është situatë e komplikuar. Lojtari shikon interesat më të mirë dhe gjithashtu edhe klubi. Është vështirë të arrihet balanca që të gjithë të jenë të lumtur. Në çështjen e Leo-s është ndryshe. Ai ka 20 vite që është këtu dhe jep gjithçka për fanellë”, deklaroi ai.
Sonte (e diele) Barcelona do zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Villarreal-it./arbresh.info.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...