Roberto Moreno refuzon Kosovën për ekipin rus

14:03 | 14 Dhjetor 2023
K.B

Roberto Moreno e ka refuzuar postin e trajnerit të kombëtares së Kosovës.

Sipas drejtorit i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, Moreno do të emërohet trajner i ekipit rus, Sochi.

Ndërsa, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë ditë më parë se trajneri i kombëtares së Kosovës nuk do të emërohet deri në fillim të muajit shkurt.

Kosova është ende në kërkim të një trajneri, pas largimit të Primozh Glihas, i cili udhëhoqi kombëtaren në disa ndeshje gjatë fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që vitin tjetër do të mbahet në Gjermani./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme