Përfaqësuesja e Portugalisë synon të rikthehet te triumfi në Euro 2024, pasi një gjë të tillë e kishte bërë në vitin 2016.
Portugezët ndodhen në Grupin F së bashku me Turqinë, Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë.
Trajneri i Portugalisë Roberto Martínez u pyet nëse Cristiano Ronaldo do të ishte i përgatitur për të “sulmuar dhe mbrojtur” për 90 minuta, duke qenë se kjo është një nga mënyrat që trajneri pëlqen të luajë.
“Është e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të sulmojmë dhe të mbrohemi me njëmbëdhjetë lojtarë. Cristiano ka përvojë të madhe, nuk ka asnjë me 5 Evropianë të luajtur”.
“Ai është një lojtar që di shumë mirë të përdorë hapësirën në zonë. Fokusi i Cristianos, reagimi ndaj humbjes dhe pozicionet mbrojtëse ishin perfekte në ndeshjet e fundit që luajtëm, ndaj nuk kam asnjë dyshim apo shqetësim”, tha trajneri i kombëtares së Portugalisë.
Pavarësisht sqarimeve, Martínez donte të bënte të qartë se ai nuk mund të garantojë që Cristiano Ronaldo është i përgatitur për të sulmuar dhe mbrojtur gjatë gjithë ndeshjes.
“Ajo që ndodh në këto turne është se ne duhet të bëjmë vlerësime çdo ditë. Cristiano kishte 51 ndeshje, nuk e kishte problem t’i luante të gjitha, por të dhënat në nivel klubesh nuk janë të njëjta në nivel kombëtar”.
“Ai tregoi se mund të luajë çdo katër ditë, por ne e vlerësojmë këtë në kohë reale gjatë turneut”, deklaroi Martinez. /Telegrafi/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...