Në konferencën për media, trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka zbuluar sot tre kapitenët e ekipit të tij.
Ai tha se Cristiano Ronaldo, Rui Patrício dhe Bernardo Silva janë kapitenët dhe dha edhe arsyen për këtë.
“Për momentin, lojtarët me më shumë përvojë do të jenë kapitenët e kombëtares: Cristiano Ronaldo, Rui Patrício dhe Bernardo Silva. Nga tani e tutje, është e rëndësishme të fokusohemi te ndeshja e nesërme”, tha Martinez.
Portugalia do të përballet nesër me Lihtenshtajnin në shtëpi, kurse tri ditë më vonë udhëton për t’u ndeshur me Luksemburgun.
Kët ndeshje janë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. /GE/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza