Roberto Martinez beson se Belgjika meriton të fitojë Euro 2020, por pranon që do të llogarisë shumë pak nëse nuk performojnë në finale.
Belgjika përfundoi kualifikueset të martën, duke e mposhtur Qipron 6-1 për të përfunduar me 10 fitore nga 10 ndeshje në Grupin I, duke shënuar 40 gola.
Martinez ka parë tashmë sa duhet për të sugjeruar se Belgjika është e denjë për një titull të madh ndërkombëtar, megjithatë ai e di se ka shumë punë për të bërë.
“Pavarësisht nëse mund ta fitojmë Kampionatin Evropian, kjo është diçka që ne kemi në dorë”, ka thënë fillimisht Martinez.
“Ne duhet të bëhemi edhe më të mirë dhe atëherë shohim nëse mund të luajmë një turne tjetër të shkëlqyeshëm”.
“Kemi vendosur standardin në Kupën e Botës dhe ne po vazhdojmë të zhvillohemi në një ekip me një bashkësi të madhe. Tifozët janë gjithashtu të rëndësishëm”.
“Tani kemi shtatë muaj për t’u bërë sa më të mirë që është e mundur. Kjo skuadër meriton të fitojë Kampionatin Evropian, por, në futboll, nuk është aq e thjeshtë”, përfundoi trajneri i Belgjikës.
Ndryshe, Belgjika u rrëzua në çerekfinale të Euro 2016 duke humbur 3-1 nga Uellsi, ndërsa dy vjet më vonë morën vendin e tretë në Kupën e Botës në Rusi, pasi ata humbën 1-0 me kampionët e Francën në gjysmëfinale para se të mposhtin Anglinë 2-0 në play-off të vendit të tretë. /Telegrafi/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...